Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Besoni ose jo, në këtë qytet të Kosovës lokalet lëshohen me qira për vetëm 1 euro në muaj

    03/07/2018 | 15:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komuna e Prizrenit ka lidhur kontratë me partitë politike të Asamblesë Komunale për shfrytëzimin e nëntë lokaleve me qira, ku shuma mujore që partitë obligohen t’i paguajnë komunës është një euro.

    Sipas Raportit të Auditorit, Komuna e Prizrenit kishte refuzuar t’i përmbahej ligjit kur kishte lëshuar nëntë lokale me qira për partitë politikë që përfaqësojnë Asamblenë Komunale. Komuna e Prizrenit nuk kishte organizuar ankand publik fare ashtu siç kërkohet me ligj.

    “Komuna kishte lidhur kontrata për shfrytëzimin e pronave komunale me çmim 1€ në muaj, për nëntë lokale për partitë politike të cilat përfaqësojnë Asamblenë Komunale. Për këto lokale nuk ishte organizuar ankand publik siç kërkohet me Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale”.

    “Sipas zyrtareve komunal lokalet ishin dhënë në shfrytëzim në bazë të vendimit të asamblesë komunale të vitit 2005”, thuhet në Raportin e Auditorit.

    Po ashtu ky raport ka evidentuar se Komuna e Prizrenit në dy raste ka lëshuar objektet me qira pa kontratë valide.

    Sipas zyrtarëve komunal të gjitha procedurat për dy objektet kishin përfunduar po kishte mbetur vetëm nënshkrimi i tyre.

    Raporti thekson se qiramarrësit i kanë borxh komunës së Prizrenit shumën prej 182 mijë e 476 euro, shkruan insajderi

    “Në dy raste qiramarrësit e shfrytëzojnë pronën komunale për tregje pa kontratë valide, sepse kontrata ju kishte skaduar qysh në vitin 2013, ndërsa gjatë vitit 2017 nuk janë ngarkuar nga komuna. Sipas zyrtarëve komunal të gjitha procedurat kanë përfunduar dha ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratave”.

    “Këta qiramarrës kanë obligime ndaj komunës në vlerë 182,476€, që krahasuar me vitin e kaluar kanë zbritur obligimet e tyre për 103,358€ (obligimet e tyre ndaj komunës në vitin 2016 ishin 285,834€), pas marrëveshjeve të arritura nga komuna dhe qiramarrësit”, thuhet në Raportin e Auditorit./Veriu.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Duda Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.