Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bëri Shqiponjën, Klubi Grek Anulon Kontratën Me Futbollistin Shqiptar

    04/07/2018 | 10:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Klubi grek i Superligës, AEL Larissa kishte njoftuar në faqen e tij zyrtare se kishte arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit shqiptar, Idriz Batha.

    Por gjithçka është anuluar tashmë dhe ish kapiteni i Partizanit do të duhet të kërkojë për një tjetër skuadër u të vijojë karrierën.

    Shkaku kryesor i anulimit të marrëveshjes ka qenë një foto në internet e mesfushorit, që shfaqet duke bërë me duar shqiponjën dykrenare të flamurit shqiptar.

    Kjo sqarohet edhe në tekstin e mesazhit që drejtori sportiv i klubit grek, i ka dërguar menaxherit të futbollistit, ku e njofton për anulimin e marrëveshjes.

    “Arsyeja kryesore e prishjes së kësaj marrëveshjeje është se ne kemi parë një foto të lojtarit në internet, ku bën me duar simbolin e Shqipërisë së Madhe. Kjo është diçka e papranueshme për ne sepse kemi shumë lojtarë serbë në skuadër dhe për më tepër, Shqipëria e Madhe përfshin pjesë nga Rajoni i Maqedonisë në Greqi, gjë që zhgënjen edhe fansat tanë”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e drejtorit të AEL Larissas, Vassilis Vanis./Vizioni.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.