Banorët e rrugës “Enver Musa” në Vushtrri, posaqërisht fëmijët dhe të moshuarit janë të rrezikuar nga shpejtësia e madhe e automjeteve në këtë rrugë.
Disa ditë më herët po në këtë rrugë kan ndodhur dy aksidente me të moshuar, ndërësa banorët e kësaj rruge kërkojnë që të ndërtohen pengesa për shpejtësi te veturave dhe automjeteve të tjera në këtë rrugë.
Rruga “Enver Musa” ndodhet te ambullanta e vjetër, përkatësisht në drejtim të varrezave të qytetit./VushtrriaOnline/.