Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Aziz Salihu me rrogë 700 euro ankohet: Nuk kam para për…

    26/07/2018 | 18:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    I lodhur deri në pikën e fundit, me një fytyrë jo si zakonisht, i shqetësuar shumë! Ky është legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu!

    Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aktualisht kryetar i klubit të boksit Prishtina, shpreh brengën e tij sidomos për shëndetin që nuk dukej mirë dhe me një marramendje! “Kam marramendje”, tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

    “Ka më shumë se dy javë që u dashtë me shkuar në kontroll, mi bërë analizat në Turqi, por nuk kam mundësi, nuk kam mjete”, tha më tutje.

    “Nuk më duhen më shumë se 4 mijë euro për analizë, por Qeveria e Kosovës nuk me ndihmon. Nëse nuk më gjejnë mjete dhe nuk shkojë në Stamboll për analizë, po me rrezikohet shëndeti, jeta ime”, shpreh shqetësimet ‘Zizi’. Ka kohë që Salihu nuk dukej më i rraspikatur, me një shëndet jostabil, ecte çarshisë së Prishtinës, me një shpresë se Qeveria do t’i ndihmojë dhe mos ta lë që të vije në gjendje që sërish të shtrihet në spital dhe të luftojë për jetë! Salihu ka koha që nuk dukej më i plakur nga gajlet e tija, ka nervozizmi dhe ka thellimi në mendime se çfarë mund të ndodhë nëse nuk shkon edhe pak kohë drejt Stambollit, për të bërë analizën! “Nuk jam mirë me shëndet. Më kanë premtuar shumë të tjerë se do të më ndihmojnë, por ende askush nuk me ka qitur mjete”, kështu tha Salihu.

    Në sytë e ‘Zizit’ vërehej edhe një zhgënjim i madh pothuajse edhe sytë të mbushur me lot! Sillet herë e herë këndej Salihu dhe nuk e kupton përse nuk e ndihmojnë dhe nuk e kupton as vetën sepse bëri aq shumë dhe rrezikoi jetën në kohën e okupimit, duke sfiduar regjimin e Serbisë, kur organizoi edhe garat e pavararura të sporteve luftarake.

    Siç thotë edhe ai, nëse vdes mos të më vajtojnë edhe as të mburren me veprat e mija, as mos të dalin para masës që të thonë e kemi pasur shok e idhull ‘Zizin’, kur sot nuk me ndihmojnë siç jam në këtë gjendje të keqe shendetësore./Vizioni.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    • Vushtrri, Dyshohet se para 10 vitesh një burrë abuzoi seksualisht me një tjetër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.