Publikimi i shpenzimeve javore të kryetarit Tahiri është ngritur në mbledhjen e Kuvendit Komunal nga asambleisti i PDK-së në Vushtrri, Ilmi Azemi.
Ilmi Azemi në seancën e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë ka drejtuar pyetje për Drejtorin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Vushtrrisë pas prezentimit të raportit të të hyrave dhe shpenzimeve në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018.
Madje përkitazi me këtë raport Azemi ka lënë edhe një koment në rrjetin social facebooku ku shkruan se shpenzimet ditore të kryetarit janë më të mëdha sepse në kodin ekonomik të paraqitur nuk janë përfshirë, Udhëtimet Zyrtare, Shpenzimet e Telefonit, shpenzimet e mirëmbajtjes, vetura me qira etj.
“Kam shtruar pyetjen qka nuk po hec këtu ?
A janë mashtrim Deklarimet javore të kryetarit kur deklaron shpenzime javore nga 18 e nganjëher 30€ apo ky raport nuk është i saktë!
Pergjigja nga Drejtori i drejtoris ishte se raporti është i sakt dhe do mi dorezoj shpenzimet në formen analitike.” ka shkruar Azemi në facebook.
Ai është marrë edhe me shpenzimet javore të Tahirit ku thotë se ky i fundit ka shpenzuar hiq më pak se 10 mijë euro për udhëtime zyrtare.
“Kryetari sipas ketij raporti ka autorizuar dhe shpenzuar në emer të meditjeve për “udhetime zyrtare” jashtë vendit hiq më pak se 10.419,60€ për periudhen 6 mujore 2018.” ka shkruar Azemi në një postim në llogarinë e tij në facebook.