Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Astronomët këtë muaj parashikojnë 2 “lëmsha zjarri”!

    27/07/2018 | 11:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Jo vetëm Hëna e përgjakur e 27 korrikut… Këtë muaj, astrofilë dhe astronomë mund të admirojnë në qiellin e natës dy “lëmsha të zjarrtë”: i pari Hëna, e kuqe prej hijes së krijuar nga eklipsi total, dhe lëmshi i dytë do të jetë Planeti i Kuq, i cili duke qenë se do të jetë kundërvënë Diellit, do e arrijë maksimumin e dukshmërisë në 31 korrik.

    Në Shqipëri, orari kur mund të shihet kjo gjë shkon nga 18:14 e 27 korrikut deri në 01:28 e 28 korrikut. Ndërkohë në shumë vende të Evropës janë krijuar tashmë vendet “e radhës së parë”, ku të apasionuarit mund të shohin këtë spektakël qiellor.

    Orbita e Hënës do të përshkojë totalisht zonën e hijes së Tokës për shkak të reshtimit me Tokën. Fillimisht errësimi do të jetë vetëm i pjesshëm, dhe ky fenomen do tënisë në 20:24, në 27 korrik. Në orën 21:30, Hëna do të hyjë në zonën e hijes së Tokës dhe do të nisë eklipsi total. Errësimi maksimal do të ndodhë në orën 22:22 të 27 korrikut. Më pas, Hëna do të dalë nga hija e tokës dhe eklipsi total do të përfundojë në orën 00:19, duke i lënë sërish vend eklipsit të pjesshëm. Eklipsi i pjesshëm do të marrë fund në 01:28./ bota.al/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër balotazhi, DNV thirrje partive që të respektojnë standardet: KQZ të garantojë organizim transparent
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.