Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Gjakovë-Pejë.
Lexues të “Zeri.info”, i kanë dërguar këto pamje të këtij aksidenti ku kanë treguar se si në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e tij është lënduar një person.
Sipas lexuesve, deri te aksidenti ka ardhur si pasojë që njëra veturë ka bërë frenim te vrullshëm dhe tjetra që ishte mbrapa saj, duke mos mbajtur distancën e duhur e ka goditur nga mbrapa.
Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë ekipi mjekësor i emergjencës. /ZËRI/
Sqarim: Fotoja me larte është ilustruse