Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    ANP “Adem Jashari”, fitues i çmimit për biznes të përgjegjshëm

    04/07/2018 | 12:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në ceremoninë e mbajtur nga “Peer Awards for Excellence” në Londër të Britanisë së Madhe, Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës i është ndarë çmimi për Biznes të Përgjegjshëm për impaktin e kompanisë në shoqërinë e vendit ku operon.

    Përkushtimi i vazhdueshëm ndaj mbrojtjes së ambientit duke përfshirë zvogëlimin e emetimit të dyoksidit të karbonit, trajtimin e ujërave dhe mbetjeve, proceset transparente të rekrutimit, shërbimet e reja me ndikim në rritjen e kënaqshmërisë së udhëtarëve si “Airport Helper”, si dhe implementimi i sistemeve më të avancuara të sigurisë dhe i atyre për trajtimin e aeroplanëve dhe udhëtarëve, kanë qenë pikat e vlerësuara nga juria që e kanë vendosur ANP “Adem Jashari” në listën e kompanive më të përgjegjshme ndaj shoqërisë.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” tashmë për disa vite qëndron në listën e aeroporteve me performancën më të lartë në Evropë, me ç’rast ka pranuar dhjetëra çmime për efikasitet në operime dhe përgjegjësi korporatave, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Duda Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.