Pestova është duke u ballafaquar si asnjëherë më parë me vërshimet që kanë ndodhur si rrjedhojë e reshjeve të fundit dhe të mëdha të shiut.
Janë banorë të këtij fshati që në vazhdimësi po shkruajnë në adresë të redaksisë sonë përkitazi me gjendjen në të cilën ndodhet ky fshat i Vushtrrisë.
Është një qytetare nga ky fshat e cila ka dërguar fotografi të cilat tregojnë për vërshime që kanë përfshirë jo vetëm oborret por edhe bodrumet e shtëpive.
Ajo që mbetet më shqetësuesja sipas kësaj banoreje është se në oborre ka dalë edhe uji i kanalizimeve, gjë që e cila mund të rrezikoj edhe shëndetin e banorëve./VushtrriaOnline