Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, ku janë përfshirë vetura me targa të huaja.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për viktima.
Në redaksinë e Insajderit kanë arritur disa fotografi nga ky aksident.
Edhe gjatë së martes janë raportuar një numër i madh i aksidenteve, disa me fatalitet.
Vetëm gjatë muajit korrik 15 është numri i personave të vdekur nga aksidentet në rrugët e Kosovës.
Që nga fillimi i këtij muaji, aksidentet kanë shënuar rritje të ndjeshme ku përveç atyre me pasoja fatale kanë ndodhur edhe qindra të tjera me persona të lënduar.