Para pak çastesh ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, shkruan “Zëri.info”.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra pronë e një kompanie taksie.
Policia e Kosovës, ka dal në vendin e ngjarjes ndërsa, sipas lexuesve të portalit “Zëri.info”, nuk raportohet për të lënduar.
Po ashtu, si pasojë e aksidentit për disa minuta të dy kahjet e rrugës “Luan Haradinaj” kanë qenë të bllokuara për qarkullim.
Më poshtë “Zëri.info” ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes. /Zëri