Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Mitrovicë.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në lagjen “Stan Tërg” në Mitrovicë.
Policia në rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se nga ky aksident janë të lënduar disa persona.
Në fotografinë që ka siguruar Magazina.al, shihet se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, në mesin e tyre është edhe një me targa të huaja.