Një aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, përkatësisht në magjistralën Prishtinë-Vushtrri.
Sipas fotografisë nga vendngjarja shihet një veturë e markës Golf IV me dëme materiale, ndërkohë që në këtë rrugë janë krijuar edhe kolona të gjata.
Fotografia nga vendngjarja është dërguar nga një qytetarë, ku shihen edhe njësitet policore që janë në vendin ngjarjes dhe po merren me aksidentin.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare se si ka ardhur deri te aksidenti.