Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 18:20 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku për pasojë ka edhe persona të lënduar.
Në këto foto të bëra nga një lexues i portalit Veriu.info, shihet se në këtë aksident janë përfshirë një veturë Golf dhe një furgon.
Veriu.info ka kontaktuar me zëvendës-komandantin e policisë për rajonin e Mitrovicës, Nysret Mehmeti, i cili ka treguar se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.
“Tre persona janë lënduar si pasojë e këtij aksident, por sipas informatave nga qendra spitalore ata janë në gjendje stabile shëndetësore, pra jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Mehmeti për Veriu.info.