Klubi i volejbollit nga Vushtrria është drejt shuarjes, pasi që qeverisja aktuale i ndau një shumë rej 1000 eurove, kurse gjatë ndarjes së kësaj shume janë kryer padrejtësi të shumta nga të cilat ky klub është ankuar tek Komisioni i Ankesave, ndërësa këta të fundit ua kanë refuzuar ankesën.
“KV Vushtrria nuk janë pajtuar me këtë ndarje të kësaj shume, pasi që nuk i mbulon shpenzimet e klubit, ndërësa pretendimet për ndarje kanë qenë më të mëdha para fushatës.” thotë Trajneri i ekipit të femrave të këtij klubi, Olta Kalludra.
KV Vushtrria është klubi i parë në historinë e volejbollit vushtrrias, dhe është i vetmi klub i femrave që udhëhiqet nga trajnerja Olta Kalludra që nga themelimi i tij e deri më sot./VushtrriaOnline/.