Hulumtimet e reja të publikuara në Astrobiology tregojnë se lokacionet primare për të shikuar jetë në hënën më të madhe të Saturnit Titanit janë krateret e tij të madha.
Titani ka sipërfaqe të akulltë me molekula organike, me liqene të lëngëta të metanit të mbuluar nga një atmosferë e trashë dhe e zymtë e azotit dhe metanit që ngre pyetjen: pse nuk ka jetë në këtë botë të çuditshme sikur në Tokë? Ndoshta është temperatura e ashpër -179 gradë Celsius (-300 Fahrenheit) një sipërfaqe që tenton të parandalojë ndonjë reaksion biokimik që të ndodhë.Por a ka ndonjë vend në Titan ku mund të ketë shpresë se biomolekulat, të tilla si aminoacidet, mund të formohen? Një ekip humlumtues po tenton të gjejë përgjigje.
Matjet e radarëve nga Cassini, të cilat orbitonin Saturnin për 13 vjet, ishin në gjendje të shihnin atmosferën optikisht të trashë të Titanit, duke zbuluar terrenin e kësaj bote enigmatike. Ajo që u zbulua ishte e papritur – Titani është aktiv. Instrumenti i radarit të Cassinit zbuloi liqene, dunat, malet, luginat e lumenjve dhe jo shumë kratere, duke treguar se ka procese që ndodhin që ngjall Titanin dhe mbushin ose ulin krateret e vjetra. Zbulimi i një bote të ngjashme në Tokë për nëntë herë distancën e saj nga Dielli ishte monumental.
Krateret shihen si potencial për jetë për 3 arsye tha Neish. “Një, është se ne jemi shumë të sigurtë se ka kratera në Titan.
Kraterimi është një proces shumë i zakonshëm gjeologjik dhe ne shohim karakteristika rrethore që janë pothuajse me siguri kratere në sipërfaqe, “thotë ajo.
Pika e dytë është se krateret ka të ngjarë të gjenerojnë më shumë shkrirje sesa një vullkan i akullët që do të thotë se “ato kanë më shumë kohë për t’u ngrirë, kështu që uji do të qëndrojë më i lëngshëm”, thotë Neish, duke shtuar se uji i lëngshëm është çelësi për reaksione komplekse kimike për të marrë vend.
“Pika e fundit është se krateret duhet të prodhojnë ujë me një tmeperaturë më të lartë sesa vullkanet e akullët”, thotë Neish. Uji më i nxehtë ndihmon që reaksionet kimike të kryhen më shpejtë,dhe molekulat jetësore të formohen.
“Uji mund të qëndrojë i lëngët në ato mjedise për mijëra vjet, apo edhe më gjatë”, thotë Cable.
Sidoqoftë, megjithëse Titani është kompleks, kërkimi për blloqet ndërtuese të jetës në këtë botë të ngrirë duhet të fillojë diku dhe rezultati i këtij hulumtimi nuk na jep një, por tre kandidatë të mundshëm prej ku mund të fillojmë këtë kërkim, me shpresë sedo mund të gjejmë edhe tjerë./Vizioni.info/.