Veprimtari i shquar shqiptar, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.
Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i kuvendit të Kosovë Xhavit Haliti, gjatë seancës ku ishte duke u diskutuar për dialogun me Serbinë.
“Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë”, ka thënë Haliti.
Ndërkaq, është mbajtur një minutë heshtje.
Seanca është ndërprerë për të vazhduar nesër./Telegrafi/.