Tradita e shtrimit të iftareve për nder të muajit të madhërishëm të Ramazanit po vazhdon edhe këto ditë.
Biznesmenë, institucioneve publike e fetare, e madje edhe individ privatë janë prej tyre që këtë muaj hapin dyert e tyre për një iftar të përbashkët me më të afërmit e tyre.
Këtë herë ka qenë pronari i Ëmbëltores “Qendra” që ka shtruar një iftar me miqë dhe bashkëpuntorë të ngushtë, e ku pranishëm ishte edhe Imami i Xhamisë së Madhe , Hoxhë Bedri Halili.
Ky është biznesi i rradhës në Vushtrri që shtron iftar për miqë dhe bashkëpuntorë, duke iu bashkuar rradhëve të shumë bizneseve në Vushtrri.