Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Zhduket gazetari që hulumtonte vrasjen e Oliver Ivanoviqit

    14/06/2018 | 18:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti nga Vojvodina, Nenad Çanak. sot në Twitter ka shkruar se mbrëmë në Bella Cerkë, është zhdukur gazetari Stefan Cvetkoviq.

    Çanak, siç njofton b92, ka sqaruar se është gjetur automobili i tij me motorin e ndezur, me dyer të hapura dhe ora e dorës pa rrip afër veturës. “Të gjithë telefonat i ka pasur të shkyçur”, ka shkruar Çanaku.

    Herën e fundit është përmendur në publik kur më 19 maj të këtij viti i ka treguar medieve se ka qenë i ndalur për gjashtë orë në kufi te Jarinja dhe ka pretenduar se pas kësaj ka marrë një dokument nga Policia e Kosovës me të cilin konfirmohet se sipas urdhrit të prokurorit special i cili po e udhëheqë hetimin mbi vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, është ndalur në afërsi të kufirit për shkak të hetimit.

    Përndryshe në shkurt ai e ka mbajtur një konferencë në Beograd, në të cilën i ka treguar fotografitë e personave të cilët pretendohet se e kanë likuiduar Ivanoviqin, dhe për këtë, siç ka pretenduar ai, kanë marrë 40.000 euro.

    Zhdukjen e gazetarit e ka konfirmuar edhe Policia e Serbisë në Bella Cerkë e cila ka shtuar se po bëhen hetime për gjetjen e tij./Insajderi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    • Çitaku, Vokrrit të VV-së: Kur sheh deklarata të tilla e kupton pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë
    • Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”
    • Hasani: Masakrën e Dubravës e kreu shteti serb, por sot gjykohet UÇK-ja
    • Bajrami: Mafia energjetike nuk kufizohet vetëm te Martini e Nagipi, është shumë më e gjerë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.