Vushtrria renditet në mesin e tri komunave, familjet e të cilave kanë më së shumti nevojë për asistencë sociale.Drejtori i shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë Sylejman Meholli në një emision televiziv, ka thënë se komuna qe nga fillimi i qeverisjejs së re ka marrë si një nga prioritetet edhe politikat sociale duke zgjedhur kështu problemin e banimit për katër familje në nevojë por edhe për disa familje të tjera për të cilat është gjetur fillimisht një zgjidhje e përkohshme.
Në listën e asistencës sociale në Vushtrri janë gjithësej 1491 familje të shpërndara në dy kategori kryesore: në asistencë sociale e miratuar në bazë të rekomandimit mjeksorë e që janë gjithësej 946 familje dhe në katgorinë e dytë hyjnë rastet e rë nda dhe pa punë e që janë gjithësej 545 familje.
Komuna në bashkëpunim me disa donacione me ndihma, ka përkrahur 500 familje gjatë muajit të Ramazanit, 200 familje të tjera përmes qendrës për punë sociale dhe 300 familje të tjera në muajin janar./Vushtrriaonline/.