Qytetarë të shumtë janë bashkuar sot në faljen e Namazit të Fitër Bajramit në Vushtrri.
Ky Namaz është falur këtë herë në Palestrën Sportive “Jeton Tërrstena – Tota”, për dallim prej herave të tjera kur falej në sheshin e qytetit të Vushtrrisë sot Namazi i Fitër Bajramit është falur në këtë palestër për shkak të kushteve atmosferike.
Në falje të namazit janë bashkangjitur edhe disa prej udhëheqësve komunalë të Vushtrrisë, me në krye kryetarin e Komunës Xhafer Tahiri.