Vushtrria dështoi të futet në Superligë, duke u mposhtur në ndeshjen e barazhit ndaj Flamurtarit.
Vushtrriasit që në vitet e fundit janë duke u sorollatur në Ligën e Parë, kanë filluar të punojnë për sezonin e ri.
Emërimi i Muhamet Dragushës si Drejtor Sportiv, ka filluar t’i jap frytet e para.
Klubi ka arritur marrëveshje e re për vazhdimin e kontratës në mes te klubit dhe sulmuesit prespektiv Taulant Avdyli.
Por Vushtrria ka në mendje dy goditje të mëdha.
Në radarin e tyre është mbrojtësi Dardan Jashari (Llapi) dhe mesfushori Qemajl Elshani (Feronikeli), shkruan Gazeta Olle.
Mësohet se bisedimet kanë filluar dhe lojtarët mund të bashkohen shumë shpejt me klubin.
Te Vushtrria trajner është emëruar Samuel Nikaj, që njihet si ekspert i Ligës së Parë dhe trajner që i dërgon skuadrat në Superligë. /Gazeta Olle/.