Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se pret që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë para përfundimit të këtij muaji i. Ai ka shtuar se më 27 dhe më 28 qershor është i zënë, nuk dol të jetë në Bruksel porse është në dispozicion për datat tjera.
“Le ta caktojnë datën, unë jam i gatshëm të bisedoj, por pikë së pari do të kërkoj që të respektohet marrëveshja e Brukselit dhe që ta respektojë edhe pala tjetër”, ka thënë Vuçiq duke theksuar se ai e dëshiron arritjen e njëfarë marrëveshje me Kosovën.
Ai ka thënë se detyra e tij është të brengoset për Serbinë dhe ta ruajë atë nga konfliktet.
“Detyra ime është të kujdesem për atdheun, ta ruaj atdheun nga të gjitha konfliktet e luftërat dhe për këtë shkak dëshiroj të marr pjesë në të gjitha bisedat”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se derisa të jetë kryetar “nuk do të ketë Shtrëngata të reja për popullin serb”.
Kryetari serb ka folur edhe për ato që mediet po raportojnë për ato që po i quajnë sulme ndaj serbëve në Kosovë.
“Sot po vërehen aksione të paramenduara, të koordinuara, sulme të planifikuara ndaj serbëve në Kosovë. Këto nuk janë sulme të rastësishme”, ka deklaruar ai duke përsëritur sërish “se me Prishtinën e dëshiron arritjen e njëfarë marrëveshjeje”./Express/.