Rreth orës 22:30, policia ka marrë informatën se në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj është një rrahje në mes të disa personave ku janë përdorur edhe mjete të ftohta-thika.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori i shtetit si dhe ekipi mjekësor, të lënduarit janë dërguar në QKUK Prishtinë, ku nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit (E.I. m/sh/k 26 vjeç) kishte ndërruar jetë, ndërsa dy të dyshuarit janë pranuar për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar mjeti i mprehtë-thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit (D.SH. m/sh/k 29 vjeç) për veprën penale “vrasje e rëndë’ është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër( M.M. m/sh/k 22vjeç) i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” gjithashtu është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rast.