Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri mbrëmë ka shpalosur në muret e Kalasë së Qytetit në Vushtrri llogon e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Llogoja e cila përmban edhe moton “Lidhja është gjallë” është shpalosur mbrëmë nga aktivist të Vetëvendosjes në Vushtrri, me ndihmën edhe të aktivistit Egzon Vërbovci.
Për këtë ka njoftuar edhe aktivisti më i devotshëm i këtij subjekti politik në Vushtrri, Mehmet Selaci.