Reshjet e fundit të shiut kanë bërë që të pësojnë edhe disa shtëpi nga Pestova e Vushtrrisë afër ndërmarrjes “Agrowin”, ku si pasojë e reshjeve të shiut uji ka vërshuar oborret dhe kopshtet e tyre.
Përveç kësaj shiu ka vërshuar edhe një arë me kultura bujqësore e që siç shihet në foto dëmet ka gjasë të jenë jo të vogla.
Një qytetar nga kjo lagje thotë se nuk janë problem vetëm të reshurat por edhe mungesa e kanalizimit për këtë lagje të fshatit Pestovë.
Ai thotë se disa herë kanë parashtruar kërkesë në Komunën e Vushtrrisë, por që ende nuk është bërë asgjë që të ndryshohet kjo gjendje.
Tutje ky qytetarë thotë se këtu as uji nga puset (lexo:bunaret) nuk është i pijshëm si pasojë e mungesës së rrjetit të kanalizimit.