Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    UEFA nderon Fadil Vokrrin

    12/06/2018 | 21:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëvendëspresidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe menaxheri i licencimeve, Bajram Shala, po e përfaqësojnë Kosovën në Kongresin e FIFA-s dhe në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
    Derisa punimet e Kongresit të FIFA-s do të mbahen nesër në orën 9:00, sot presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka mbajtur një takim paraprak me të gjithë anëtarët e këtij asociacioni.

    Ky takim ka nisur me një minutë heshtje në nderim të presidentit Fadil Vokrri, derisa presidenti i UEFA-s e ka kujtuar presidentin e FFK-së me fjalët më të mira, si një njeri të jashtëzakonshëm, futbollist kulminant dhe si punëtor të madh e vizionar për zhvillimin e futbollit kosovar.

    Krahas ngushëllimit për humbjen e presidentit Vokrri, Ceferin shprehu gatishmëri dhe përkrahje maksimale për të vazhduar rrugën e presidentit Fadil Vokrri nga bashkëpunëtorët për zhvillimin e futbollit, organizimin e federatës dhe përfundimin e projekteve që UEFA ka bërë për Kosovën.

    Ndërkaq, nga ana e tij, zv.presidenti FFK-së, Agim Ademi u zotua se bashkë me Komitetin Ekzekutiv, sekretarin gjeneral dhe strukturat e tjera të FFK-së do ta vazhdojnë rrugën e nisur për zhvillimin e futbollit të Kosovës, gjithmonë nën bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n.

    Ndërkohë, delegacionin e FFK-së e ngushëlluan për humbjen e presidentit Vokrri të gjithë delegatët e federatave kombëtare që janë të pranishme në Moskë. Nesër në Kongresin e FIFA-s do të votohet për kandidaturën e Botërorit 2026, ku në garë janë kandidatura e përbashkët SHBA/Meksikë/Kanada dhe kandidatura e Marokut./Lajmi.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    • Kuvendi mblidhet në 15:00 për marrëveshjet ndërkombëtare
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.