Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Tremujori i parë pa ndryshime në indeksin e çmimeve të importit

    05/06/2018 | 16:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2018.

    Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë ishte i pandryshuar (0.0%) në TM1 2018, krahasuar me TM4 2017.

    Përkundër mosndryshimit të indeksit të çmimeve të importit në TM1 2018, krahasuar me TM4 2017, vërehen disa rënie të çmimeve te disa sektorë.

    Sipas kumtesës për media të kësaj agjencie, rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: këpucët (-13.0%); produktet bimore (-5.0%); lëkura dhe artikujt prej saj (-4.2%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-3.7%); vajrat ushqyese (-1.1%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.8%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-0.8%); produktet e industrive kimike (-0.6%); druri dhe artikujt e drurit (-0.5%).

    Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: metalet bazë dhe artikujt prej tyre (3.3 %); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (2.6%); tekstili dhe artikujt e tij (2.0%); produktet minerale (1.5%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (1.2 %); artikujt e ndryshem të prodhuar (0.1%); dhe letra dhe artikujt e saj (0.1%).

    Ndërkaq, çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 1.4% në TM1 2018, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 201&). Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: metalet bazë dhe artikujt prej tyre (12.3%); tekstili dhe artikujt e tij (6.1%); produktet bimore (4.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (3.6%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (3.2%); produktet minerale (1.6%); vajrat ushqyese (1.4%); mjetet e transportit (0.5 %); si dhe druri dhe artikujt prej tij (0.2%).

    Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: këpucët (-13.5%); lëkura dhe artikujt e saj (-10.5.%); letra dhe artikujt e saj (-6.1%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-2.7%); artikujt e ndryshëm të prodhuar( 2.7%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.5%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.8%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-1.4 %); dhe produktet e industrive kimike (-0.7%).

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjedi në Dragash: Dyshohet se djali e vr*au nënën e tij
    • Kurti: Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet
    • B2 dhe A3 të KEK-ut pritet të rikthehen në operim gjatë mbrëmjes
    • KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore
    • Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, kapet shoferi në Prishtinë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.