Të dashur qytetarë të Vushtrrisë!
Ju qytetarë të Vushtrrisë që deri më tani nuk i keni kryer obligimet e borxhit për tatimin në pronë, Zyra e Tatimit në pronë, ju bënë thirrje t’i kryeni ato para datës 30 qershor, për këstin e parë të faturave të këtij viti.
Ju njoftojmë se ashtu siç është paraparë me ligj, pas datës 30 qershor automatikisht llogaritet ndëshkimi prej 10 përqind dhe kamata prej 0.65 përqind për borxhet e më hershme.
Prandaj është në interes tuajin por edhe të Komunës që obligimet e tatimit në pronë të kryhen para kësaj date.