Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Themelohet Zona Ekonomike amerikane

    26/06/2018 | 16:07
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike amerikane. Ky vendim është mbështetur në propozimin e Grupit Punues të themeluar nga Qeveria për të shqyrtuar mundësit dhe procedurat e themelimit të kësaj zone.

    Themelimi i kësaj Zone të Veçantë Ekonomike do të ketë një rëndësi të madhe për ofrimin e kushteve të nevojshme për investimin e kompanive të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu do të mundësojë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rritjen e punësimit.

    Largoni stresin tuaj me këtë barishte natyrale

    “Themelimi i Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane, përkon me 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dëshmon përkushtimin e Kosovës për të thelluar partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj.

    Zyra e Kryeministrit do të koordinoj gjithë procesin e themelimit të Zonës së Veçantë Ekonomike amerikane, sipas propozimit të Grupit Punues, në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente.

    Përzgjedhja e lokacionit në Komunën e Gjakovës është bazuar në faktin se ky lokacion plotëson kushtet e hapësirës, mbi 500 hektar, si dhe përparësitë tjera, si kyçja direkt në magjistralen Gjakovë-Prishtinë, qasje e lehtë në Autostradën e Dukagjinit, afërsia me aeroportin e Gjakovës, por edhe të Prishtinës.

    Me qëllim të realizimit të projektit, pas miratimit të vendimit nga Qeveria e Kosovës, do të përgatitet memorandumi i bashkëpunimit me palën amerikane, hartimi i studimit të fizibilitetit për procesin dhe përzgjedhja e një operatori ekonomik për realizimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.