Një grua në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme ka tentuar të vetëvritet duke kërcyer nga një lartësi.
Policia e Kosovës njofton se ende nuk dihen shkaqet e tentimit të saj për t’u vetëvra, por njofton se ajo tani është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Gjithashtu dje një person, shtetas i Shqipërisë, është arrestuar pasi edhe pse e kishte të ndaluar të hyjë në Kosovë, ai ia kishte mësyrë të hyjë kundërligjshëm.
Në raportin e sotëm policor thuhet se ai i kishte ofruar një zyrtari policor 20 euro për ta lejuar të hyjë në territorin e Kosovës. /Insajderi.com/.