Rezultatet e IQ tek të rinjtë ka filluar të përkeqësohet pas ngjitjes në mënyrë të vazhdueshme nga Lufta e Dytë Botërore, ka gjetur një studim i ri.
Rënia, e cila barazohet me rreth shtat pikë për gjenerata, besohet të ketë filluar me ata të lindurit në vitin 1975, ka gjetur studimi i parë autoritar i fenomenit.
Rënia e rezultateve shënon fundin e një trendi- i njohur si efekti Flynn- i cili ka parë rritje mesatare të IQ-ve për 60-70 vitet e fundit, me afërsisht tre pikë një dekadë, transmeton Indeksonline.
Shkencëtarët i kanë përshkuar rezultatet si “mbresëlënëse”, por “goxha shqetësuese”, sipas Times, transmeton Indeksonline.
Rënia ka të bëj me një ndryshim në teknikën e mënyrës se si mësohen gjuhët dhe matematika në shkolla, sugjerojnë shkencëtarët.
Sidoqoftë, mund të ndodh që kjo të ndikohet pasi njerëzit po shpenzojnë më shumë kohë në pajisjet e tyre teknologjike se që lexojnë libra./Indeksonline/.