Ndonëse ekipi nga Vushtrria nuk do të garoj këtë sezonë në Superligën e Kosovës në futboll, shumë lojëtar kanë zgjedhur që të mbeten besnik tek klubi i qytetit më të vjetër të Kosovës.
Pas Leotrim Avdylit dhe Daut Maxhunit e disa emrave të tjerë, është edhe një tjetër lojëtar që edhe për një sezonë do të mbroj ngjyrat e ekipit bardh e kaltër nga Vushtrria.
Është Taulant Avdyli ai i cili ka vazhduar kontratën KF Vushtrria, ku do të jetë në taborin e Vushtrriasve në sezonin e ardhshëm.
Për këtë ka njoftuar vet klubi vushtrrias përmes faqes së tij zyrtare në facebook.