Sot u mbajt një program kulturoro-artistik për nder të Ditës së Qlirimit të Vushtrrisë në ambientin e kalas së qytetit, ku morën pjesë kryetari Xhafer Tahiri, nënkryetari Besim Muzaqi, kryetari i kuvendit komunal Nasuf Aliu dhe disa drejtorë të drejtorive komunale.
Kryetari Tahiri ishte i pari i cili mbajti fjalim në këtë program, ku mes tjerash ai theksoi se Vushtrria shumë shpejt do ta nderojë kolonel Ahmet Krasniqin, Ministrin e parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në sheshin para objektit të ri të Komunës e bashkë me të edhe sheshet “Hasan Prishtina” dhe “Adem Jashari” duke theksuar se këto sheshe ja shtojnë vlerat historike e kulturore qytetit të Vushtrrisë.
Kryetari Tahiri gjatë fjalimit të tij theksoi se reformat që janë filluar në arsim dhe në mbrojtje të ambientit kërkojnë durimin dhe përkrahjen e të gjithëve e posaqërisht përkrahja e prindërve për një arsimim më cilësor duke theksuarvse arsimimi është baza për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.