Sot ka ndërruar jetë një prej doktorëve dhe kardiologëve më të njohur në Vushtrri dhe më gjerë.
Është edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë ai që ndër shumë qytetarë të tjerë ka ngushëlluar familjen Zahiti.
Tahiri ka lëshuar një telegram ngushëllimi në të cilin mgushëllon familjen dhe mbarë qytetarët e Vushtrrisë.
Në vazhdim gjeni telegramin e ngushëllimit yë lëshuar nga kryetari Tahiri:
Telegram ngushëllimi
E nderuara familje e Dr. Bedri Zahiti,
Ju, komuniteti mjekësor dhe qyteti jonë sot humbi mjekun shembullor Prof. Dr. Bedri Zahiti.
Dr. Bedri Zahiti, ishte një nga emrat më të njohur të mjeksësisë në qytetin e Vushtrrisë e më gjerë. Ai dha një kontribut të pazëvendësueshëm si mjek në shërbim të shëndetit të qytetarëve.
Në emër timin, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, Zoti ju lashtë shëndoshë juve familjes Zahiti, miqve e kolegëve të profesionit.
Me respekt,
Xhafer Tahiri