Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Sulmohen 4 inspektorë të Komunës së Mitrovicës

    28/06/2018 | 14:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sipas Komunës së Mitrovicës, të katër inspektorët ishin sulmuar verbalisht, e më pas njëri edhe fizikisht.

    Ndërkohë, edhe kryetari Agi Bahtiri ka ripërsëritur edhe njëherë se askush nuk do të tolerohet të shkel ligjin dhe të cënojë rendin.

    “Unë ju bëj thirrje të gjithë tregtarëve dhe shitësve ambulant që të respektojnë kërkesat e inspektorëve të Komunës, të cilët po bëjnë përpjekje maksimale që të ketë rend dhe të respektohet ligji. Komuna është e vendosur që hapësira e destinuar për treg, të jetë vendi i vetëm ku tregtarët dhe çdo kush tjetër mund të shesin mallrat e tyre, prandaj inspektorët do të ndërmarrin të gjitha masat ligjore ndaj atyre që nuk i respektojnë urdhrat e tyre, pa u frikësua nga askush. Në mbështetje të inspektorëve do të jetë sikur edhe deri tash, policia e Kosovës, të cilën e falënderojmë për reagimin e tyre të shpejt në këtë rast”, ka thënë kryetari Bahtiri.

    Shefi i sektorit të inspekcionit të tregut, Blerim Hyseni, ka bërë të ditur se katër inspektorët ishin sulmuar verbalist në fillim, kurse më pas njëri prej tyre edhe fizikisht, nga tregtar të pandërgjegjshëm, në momentin kur inspektorët po kërkonin nga ata që të largohen nga trotuaret dhe rrugët që shpijnë për në tregun e gjelbër.

    Sipas tij, vetëm falë gjakftohtësisë së inspektorëve dhe reagimit të qytetarëve, situata nuk ka eskaluar, ndërsa që policia ka arritur shumë shpejtë dhe e ka shoqëruar për në stacionin policor njërin nga sulmuesit.

    Ky është sulmi i dytë ndaj inspektorëve komunal gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, brenda dy muajve të fundit./gazetametro.net/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.