Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës së Kosovës i kanë dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në këtë letër, sindikata ka shprehur shqetësimet për situatën e krijuar pas hartimit të draft Statutit të Trepçës, në të cilin nuk janë involvuar kërkesat e punëtorëve, raporton Indeksonline.
“Kryeministër nga ju është premtuar që të dy versionet e Draft Statutit për Trepçën t’ju dërgohen parlamentit por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe minatorët janë shumë të shqetësuar për këtë situatë të krijuar dhe nuk përjashtohet eskalim i situatës ku mund të shkoj drejt protestave apo grevës së përgjithshme”, thuhet në letrën e minatorëve. /Indeksonline/.