Ramiz Krasniqi, ish- bashkëlojtar i legjendës tashmë të ndjerë, Fadil Vokrrit, është rrëfyer rreth mikut të tij të ngushtë, i cili vdiq para dy ditësh pas një sulmi të zemës.
Përpos arritjeve të Vokrrit, Krasniqi si mik i afërt tregoi edhe personalitetin e tij dhe fjalët që ai ua tha miqve para ndeshjeve të atëhershme.
Ai gjithashtu ka treguar se Vokrri e kishte edhe një problem tjetër shëndetësor përvec atij me zemër që i ishte paraqitur kohën e fundit.
“Fadili e ka pasë edhe një problem të këmbës edhe nuk ka mujtë shumë me lëvizë, sepse edhe mjekët vetë i kanë tregu që të ketë sa më pak lëvizje – edhe ajo ka qenë një prej faktorëve që ndoshta ish dashtë me ec pak më shumë”.
Vokrri vdiq gjatë kohës sa po bënte fitness në Prishtinë. Ekspertiza e ka konstatuar se kishte të bënte sulm në zemër./Veriu.info/.