Dje janë bërë 19 vjet që nga çlirimi i qytetit të Vushtrrisë dhe hyrjes së forcave të NATO-s në këtë qytet.
Në përvjetorin e 19-të të çlirimit të Vushtrrisë, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, së bashku me udhëheqës të tjerë komunal kanë bërë zhvilluar sot një sërë aktivitetesh për nder të kësaj date.
Ata fillimisht kanë bërë homazhe te lapidari i martirëve të rënë në Vushtrri, për të vazhduar pastaj në përmendoren në e Adem Jasharit në Vushtrri, si dhe lapidarin e “Zahir Pajazitit” në Nadakovc.