Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Samadrexha e Vushtrrisë: Katër vite pa rrjet të ujësjellësit, ujin e bartin nga vendet e tjera

    07/06/2018 | 20:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në shumë fshatra të Vushtrrisë akoma mungon rrjeti i ujësjellësit, dhe uji i pijshëm.

    Ndërsa më së vështiri e kanë banorët e fshatit Samadrexhë, të cilët përballen me mungesën e ujit të pijes. Pa ujësjellës, e me ujë të puseve, i cili është jocilësor, banorët po detyrohen të bartin ujin nga vendet e tjera, përcjell Telegrafi.

    Hamdi Maloku, banorë i Samadrexhës së Vushtrrisë tregon për RTV Dukagjinin, gjendjen e vështirë të furnizimit me ujë në këtë fshat të Vushtrrisë.

    “Problemi uji të pijes është shumë problem i madh, sepse puset janë të papastra”, deklaroi Hamdi Maloku, duke shtuar se rrjeti është instaluar para katër viteve, por uji ende nuk ka ardhur.

    Një tjetër banore e këtij fshati rrëfen se situata është mjaft e rëndë pasi uji duhet bartet me kova.

    “Tu bartë ujin me kova, ne s’mundemi me qëndru gjatë. Ujësjellësin e kanë premtua, por zgjidhje ende nuk na kanë bërë”, shprehet banorja tjetër e Samadrexhës./Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.