Janë 10 shtylla por në to janë të vendosura vetëm tre drita, kështu që banorëve të rrugës “Lumni Surdulli” që ndodhet afër varrezave të qytetit në Vushtrri ju duhet ta frekuentojnë këtë rrugë gjatë mbrëmjes tërësisht në errësirë.
Një qytetar, banor i kësaj lagjeje, ka dërguar disa fotografi në adresë të redaksisë e ku shihet se rruga është me pak ndriqim, ndonëse ka disa drita të vendosura në këtë rrugë, ndriqimi mungon në pjesën më të madhe të saj.
Ky qytetar thotë se në këtë pjesë dritat janë të vendosura në një shtyllë po në tri të tjera jo, kurse në një rrugicë aty afër ka drita të vendosura më shpesh.