Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rritet numri i thumbimeve nga rriqrat në Kosovë

    02/06/2018 | 14:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nuk ka raste të infektimit me virusin e etheve hemorragjike krime kongo, por shqetësuese është numri në rritje i rasteve të thumbimeve nga rriqrat, në nivel vendi, përfshi edhe Malishevën.Kështu u tha në takimin e përfaqësuesve të Komunës së Malishevës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik.

    Sipas një njoftimi të komunës, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për shëndetësi Liridon Hoti, të cilët janë edhe anëtarë të shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, kanë pritur në një takim pune, zyrtarët e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik (IRSHP), të prirë nga përgjegjësja Nurishahe Hulaj.Në këtë takim, është diskutuar për gjendjen epidemiologjike në Komunën e Malishevës, gjendje e cila është nën kontroll dhe nuk ka raste të infektimit me EHKK.

    “Në takimin e sotëm, mes përgjegjësve të komunës dhe IRSHP-së, u tha se nuk ka raste të infektimit me virusin e etheve hemorragjike krime kongo, por shqetësuese është numri në rritje i rasteve të thumbimeve nga rriqrat, në nivel vendi, përfshi edhe Malishevën. Po ashtu në këtë takim pune, është folur edhe për masat e ndërmarra deri më tani, në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e EHKK, dhe është shprehur edhe njëherë shqetësimi, por mos zbatimin e aktivitetit të repelimit të kafshëve, si masa më e efektshme në luftimin dhe parandalimin e EHKK”, thuhet në njoftim./Zëri/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.