Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Qeveria po përballet edhe me një sfidë tjetër për themelimin e asociacionit

    20/06/2018 | 10:26
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sfida dhe pengesa të shumta janë identifikuar në raportin e fundit të Qeverisë së Kosovës që flet për nivelin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit.

    Zbatim nuk kanë gjetur një sërë ujdish, të firmosura qysh në dialogun teknik e më vonë edhe atë politik.

    Në dokumentin 35 faqesh, të cilin ka arritur ta sigurojë “Koha Ditore” i cili për adresë ka Brukselin, Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka listuar marrëveshjet të cilave Serbia po u shmanget dhe ndikimin që vazhdon ta ushtrojë në Kosovë nëpërmjet strukturave paralele.

    Megjithatë Qeveria ia ka shprehur Brukselit përkushtimin për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, që vazhdon të jetë kërkesa kryesore e serbëve.

    Por në të njëjtën kohë ka përmendur kundërshtimet që ekzistojnë në Kosovë rreth kësaj marrëveshjeje.

    Qeveria e pranon se do të jetë sfidë arritja e një balancimi mes vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ka gjetur shkelje në të shtatë kapitujt e marrëveshjes, si dhe kërkesave të serbëve./Inajderi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.