DOKUTECH ka publikuar listën e artistëve për eventin e natës të edicionit “Flip the Script”. Këto performanca muzikore nga artistë ndërkombëtar dhe lokal do të mbahen në Teatrin ODA, dhe hyrja është falas.
Megjithatë, për të qenë pjesë e këtij eventi muzikor, pjesëmarrësit duhet të kenë “byzylykun zyrtar të DOKU.TECH”, i cili mund të merret gjatë ditës në Termokiss.
Për pjesën e natës, DOKUTECH do të sjellë një nga netët më të mëdha të mendimit evropian – Progress Bar nga Amsterdami! Progress Bar synon të përfaqësojë barazinë radikale, komunitetin dhe shpresën. Është një komunitet në rritje i artistëve, akademikëve dhe aktivistëve që okupojnë klube për një politikë më të mirë. Progress Bar mbështet kulturat radikale të klubit që besojnë se rezistenca është e nevojshme për të ndryshuar botën
Këta janë TOP artistët që do të performojnë të shtunë me 9 qershor në teatrin ODA:
LSDXOXO (Nju Jork)
DJ dhe producenti LSDXOXO nga Nju Jork-u me projektet e tij si Whorecore, është cilësuar nga FACT Magazine si “50 Albumet më të Mira të Vitit “.
Ai dallohet për manipulimet e tingujve të zakonshme shpesh duke përdorur narrativa seksuale pozitive në kulturën pop. Me një LP debutues që do të publikohet së shpejti pëmes GHE20G0TH1K, si dhe një fanbazë globale gjithnjë në rritje, LSDXOXO është i interesuar ta zhvilloj krijimtarinë dhe agjendën e tij çdo here e më shumë.
Dëgjoni muzikën e tij këtu: https://soundcloud.com/lsdxoxo.