Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Publikohen statistikat: 722 mijë dembelë ka Kosova

    21/06/2018 | 17:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Agjencia e Statistikave thotë se numri i ‘dembelëve’ në Kosovë është rritur në tremujorin e parë të vitit 2018 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

    Kjo Agjenci në anketën e fuqisë punëtore i kategorizon si persona jo-aktivë të gjithë ata që gjatë periudhës referente nuk ishin as të punësuar dhe as të papunë. Në këtë kategori hyjnë ata që nuk janë të punësuar dhe nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit gjatë katër javëve të kaluara dhe/ose nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda dy javësh. “Nga popullsia në moshë pune, 60.8 % nuk janë ekonomikisht aktivë, që do të thotë se ata nuk janë të punësuar dhe nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit gjatë katër javëve të kaluara dhe/ose nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda dy javësh”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave.

    Nëse e kthejmë përqindjen në numra, i bie që në tremujorin e parë të këtij viti kanë qenë 722 mijë e 314 persona jo-aktivë. Prej tyre, 231 mijë e 70 persona ishin burra dhe 491 mijë e 244 persona ishin gra.

    Në tremujorin e parë të vitit 2017, shkalla e personave jo-aktive ishte 58.3 për qind.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.