Java që shkoi përbën diferencën sa i përket shpenzimet të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Kjo për atë se në vlera numerike e shpenzimeve është më e madhe se në javët e shkuara, sipas trendit të shpenzimeve të publikuara në faqen zyrtare të Komunës së Vushtrri nga vet Tahiri.
Për dallim prej herave të tjera kur shpenzimet ishin në vlera minimale dhe mjaft modeste, javën që shkoi ato kaluar mijëshin, duke arritur në 1500 euro.
Kjo shumë është deklaruar në faqen zyrtare të Komunës së Vushtrrisë për organizimin e iftarit për javën që shkoi, e që për herë të parë shpenzimet komunale arritën në katër shifra.
Shtrimi i iftareve është bërë një traditë të cilin po e ndjekin edhe zyrtarë të lartë qeveritar, e deri kryetar komunash, të cilët këtë e bëjnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.