Është ndër emrat që po bën krenar jo vetëm Vushtrrinë vendin nga vjen vet ajo por edhe mbarë Kosovën.
Pranvera Hyseni mbetet ndër emrat që spikatën me arritjet e tyre në fusha të veçanta këtë vit, por në një fushë më ndryshe dhe më shkencore.
Kontributi i saj disa vjeçar së fundmi është shpërblyer edhe me një mirënjohje nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë i cili i ka ndarë asaj një mirënjohje për kontributin e saj 7 vjeçar në fushën e Astronomisë.
Për këtë ka njoftuar vet Pranvera përmes llogarisë së saj në facebook ku edhe ka treguar se ka qenë babai i saj ai i cili e ka marrë mirënjohjen në emër të saj.
Ajo për momentin ndodhet në SHBA ku po viziton qendra të ndryshme dhe të rëndësishme të Astronomisë.