Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Policia e Kosovës shton masat e sigurisë në pishina dhe liqene

    06/06/2018 | 16:16
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia në Mitrovicë ka zhvilluar takim me autoritetet komunale, ku temë diskutimi ishte domosdoshmëria e vlerësimit praktik të gjendjes së lumenjve, pishinave, e në fokus zonat përgjatë liqenit artificial në Mitrovicë.

    Komandanti i stacionit policor Ahmet Xhosha prezantoi objektivat që parashihen të ndërmerren bazuar në planin e veprimit, me qëllim të krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt në zonat e lumenjve, pishinave dhe liqenit artificial, ku pritet të frekuentohen nga numër i madh i qytetarëve.

    Bazuar në një plan veprimi njësitë sektoriale në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë bërë identifikimin e disa nga vendeve dhe zonat të cilat mund të paraqesin rrezik për qytetarët. Identifikimi i këtyre hapësirave është vlerësuar si rrezik potencial për frekuentuesit, ku mbi bazën e këtij vlerësimi Policia ka sugjeruar autoritetet komunale që të ndërmarrin masat e sigurisë në zonat e identifikuara si:

    -përgjatë zonës së liqenit artificial të shtohet numri i shenjave të rrezikut dhe paralajmëruese për vizitorë të shenjëzohen segmentet për thellësinë, rrymat e ujit dhe rreziqet tjera të mundshme.

    -vendosja e pengesave (barrierave në afërsi të digave) nga fakti se vrulli i ujit paraqet rrezik kryesisht për fëmijë.

    Çështjet e ngritura nga Policia u vlerësuan nga autoritetet komunale në Mitrovicë, të cilët shprehen gatishmërinë për të bashkërenduar aktivitete në krijimin e kushteve dhe sigurisë, si dhe u zotuan se brenda mundësive do të ndërmarrin masat e parapara në plotësim të shenjave dhe barrierave.

    Ndërsa si vlerësim i përbashkët dhe domosdoshmëri u vlerësua angazhimi i klubit të zhytjes ‘Trepça’ gjegjësisht dislokimi i këtij klubi gjatë sezonit veror në zonën e liqenit, ku autoritetet komunale në Mitrovicë u zotuan se këtë çështje do ta trajtojnë me prioritet, nga fakti se qëndrimi i këtij klubi afër liqenit do të jetë një mekanizëm shtesë i ofrimit të sigurisë në atë zonë./Zëri/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.