Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Vushtrrisë është angazhuar që të zhvillohen punime për sanimin e gropave në fshatin Lum i Madh, si dhe rrugëve të tjera në Komunën e Vushtrrisë.
Pjesë e këtyre punimeve janë edhe sanimet e gropave në rrugë të ndryshme të qytetit e po ashtu edhe të Fshatrave të Komunës së Vushtrrisë.
Për këtë ka njoftuar edhe Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Vushtrrisë, Sedat Rashica, i cili ka njoftuar përmes llogarisë së tij në rrjetin social facebook.