Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Planifikonin kryerjen e sulmeve terroriste në Kosovë, një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve

    08/06/2018 | 16:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.SH për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par. 3 lidhur me veprat penale:

    Kryerja e veprës terroriste nga neni 136 dhe ndihma në kryerjen e terrorizmit nga neni 137 par. 3 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPK-së dhe Përgatitja e veprës terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetutës dhe sigurisë së republikës së Kosovës nga neni 144 par.3 lidhur me veprat penale kryerja e veprës terroriste nga neni 26 par. 1 të KPK-së dhe kundër të pandehurës E.H për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se e njëjta ka kryer veprat penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par. 3 lidhur me veprat penale: kryerja e veprës terroriste nga neni 136 dhe ndihma në kryerjen e terrorizmit nga neni 137 par. 3 të KPRK, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    “Të pandehurve G.SH dhe E.H iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.

    Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se me dt 02.06.2018, i pandehuri G.SH me dashje direkte i ka bërë thirrje të pandehurës E.H, në drejtim të përgatitjes së akteve terroriste në Kosovë, duke udhëzuar që të bëjnë sulm vetëvrasës me materie eksplozive me automjet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, në Kosovë dhe vende tjera të frekuentuara me qytetarë e duke planifikuar edhe furnizimin me armë të zjarrta dhe materieve eksplozive me qëllim të kryerjes së aktit terrorist, po ashtu i pandehuri G.SH dyshohet se gjatë muajit maj deri më datë 02.06.2018, me dashje direkte ka planifikuar përgatitjen e akteve terroriste në Belgjikë dhe në Francë meqë është edhe shtetas belg, duke planifikuar sulm vetëvrasës në vende të frekuentuara me qytetarë e që edhe me implementimin e masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit përkatësisht monitorimin e bisedave në vende publike dhe private nga ana e Policisë së Kosovës, në Prishtinë, i njëjti është arrestuar me dt.05.06.2018.

    E pandehura E.H gjatë muajit maj deri më datë 02.06.2018 e tutje, në bashkëveprim me të pandehurin G.SH, është përfshirë në veprime inkriminuese të përgatitjes së akteve terroriste në Kosovë, duke planifikuar të bëj sulm vetëvrasës me materie eksplozive në automjet ndaj forcave të KFOR-it në Kosovë, si dhe vendeve tjera të frekuentuara me qytetarë e duke u furnizuar me armë të zjarrtë dhe materie plasëse me qëllim të kryerjes së aktit terrorist”, thuhet në njoftim.

    Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve G.SH dhe E.H si dhe ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurve dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale, bazuar në nenet 187 par.1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    • Përleshje mes shqiptarësh në Zvicër, 34-vjeçari theret me thikë para diskotekës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.